E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i perfaqesuesve te Biznes Albania

Përfaqësues të botës së ekonomike përforcojnë idenë se vendi ynë, mund të bëhet përfituese direkte nga kriza e vendeve në rajon. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklaroi se Shqipëria është duke i bërë ballë krizës. Sipas tij, duke konsideruar këtë fakt, do të prodhohet rritje ekonomike edhe për vitin 2012. Këto deklarata, shefi i bankës qendrore i bëri gjatë një takimi me përfaqësues të “Biznes Albania”.
Presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi kërkoi mbështetjen e bankave me kredi, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve. Edhe sipas zotit Bregasi, kriza në rajon mund të jetë përfituese për bizneset shqiptare.
Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, guvernatori Fullani deklaroi se bankat janë të gatshme të ofrojnë kredi, pasi gjenden në një situatë të mirë likujditeti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›