Keqperdorimi i anetaresise socialiste
Asambleja e PS-së në Lushnje u përsfhi në një debat të ashpër gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e djeshme. Në prani të përfaqësuesve socialistë, Bashkim Fino, Blendi Klosi, Erjon Veliaj dhe Arben Çuko, kanë debatuar në distancë kryetari aktual i PS, në Lushnje Bujar Çela me Llazar Stasen ish-kandidat për kryetar komune në Rremas. Burime të ndryshme në PS bëjnë me dije se ka pasur sharje dhe ofendime mes dy personave në prani të pjesmarrësve të tjerë, por askush nuk ka ndërhyrë për të shuar debatin ,i cili në përfundim të tij ka pasur edhe përplasje fizike. Kamerat e pranishme në këtë mbledhje nuk janë lejuar të filmojnë punimet e asamblese duke u xjerrë jashtënga i deleguari Blendi klosi. Qendra e këtij debati ka qenë mos njoftimi i përfaqsuesve socialistë nga kryetari i rrethit Bujar Çela. Për këtë takim një ditë më parë në rrethin e Lushnjes u njoftua se do të ishte i pranishëm Edi Rama kryetari i PS , por ishte veçse një gënjeshtër për të mbledhur socialistët në sallë. Kjo metodë mashtrimi ka acaruar një pjesë të socialistëve të Lushnjes të cilët gjatë mbledhjes kërkuan shpjegim përse të përdoreshin rrugë të tilla. Në asnjë rast të deleguarit e PS nuk kanë dhënë shpjegim, ndaj kryetari i PS në Lushnje Çela ka qenë i vetmi që u përball me acarimin e anëtarëve socialistë. Më pas mësohet se mbledhja ka vijuar me dyer të mbyllura ku në qendër të diskutimeve kanë qenë detyrat e Asamblesë Kombëtare Socialiste.