E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi, thirrje për përmirësim të proçedurave të regjistrimit në QKR

Biznesi bën thirrje për përmirësim të proçedurave të regjistrimit të Bizneseve në QKR. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë,

Nikolin Jaka në tryezën ku po diskutohej “mbi nevojat për ndryshime në legjislacionin tregtar" u shpreh se bizneset nuk kanë më siguri në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të veprimtarisë së tyre.
 

Disa probleme që po has biznesi sidomos në krijimin e partneriteteve i parashtroi në këtë tryezë edhe kryetari QKR-së, Tomi Kola.
 

Zv.Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Eno Bozdo deklaroi se të gjitha ankesat e bizneseve do të shqyrtohen dhe më pas do të merret edhe vendim në lidhje me to.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›