E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi me Hollande Obama Me rendesi axhenda per rritjen ekonomike

Presidenti francez, Fransua Hollond në takimin e tij në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka konfirmuar vullnetin e tij për tërheqjen e trupave franceze nga Afganistani, deri në fund të këtij vit. Hollond është shprehur se gjithësesi i kishte thënë presidentit amerikan se do të ketë mbështetjen e Francës, por në mënyra të tjera. Presidenti Francez Hollond gjatë gjithë fushatës së tij elektorale ka premtuar tërheqjen e ushtarëve francezë nga Afganuistani deri në fund të këtij vit. Nga ana tjetër presidenti Obama pas takimit bilateral me Hollond, në Shtëpinë e Bardhë u shpreh se Grupi i tetë vendeve duhet të përqendrohen në promovimin e rritjes dhe rimëkëmbjes ekonomike pavarësisht shkurtimeve në buxhet që kanë prekur shumë nga vendet europiane. Një mënyrë kjo për të ndihmuar në lehtësimin e krizës në zonën euro. 
“Presidenti Hollond dhe unë kemi rënë dakord se kjo është një cështje e një rëndësie të jashtëzakonshme, jo vetëm për popujt e Europës, pro dhe për ekonominë botërore. Ne po presim me padurim që të zhvillojmë një bisedë frytdhënëse në samit dhe ditën e nesërme me liderët e G8, për mënyrën se si do të mund të menaxhojmë një qasje të përgjegjshme për konsolidimin fiscal që shkon paralel me një agjendë për rritjen e fortë ekonomike”, vlerësoi ai.  
Në takimin e tij të parë me Obamën që nga zgjedhja e tij si presidenti i ri i Francës, Hollond është shprehur se ai foli me homologun e tij amerikan rreth rëndësisë për të vendosur një prioritet në rritjen e ekonomisë. Dy liderët kanë diskutuar dhe për shqetësimin e përbashkët për Greqinë dhe për faktin se sa e rëndësishme është qëndrimi i Greqisë në zonën euro. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›