Lushnje vdes autori i vrasjes se dyfishte

32 vjeçari nga fshati Toshkez i Lushnjës,Erjon Cjapi, ka vdekur në reanimacionin e spitalit të Lushnjes disa orë, pasi piu helmin në sy të policisë mbrëmjen e së enjtes, në kohën kur edhe i vunë prangat në fshatin Zhelizhan. Autori i dy vrasjeve të kryera të shtunën e kaluar, në një lokal në Toshkëz prej një jave kërkohej nga policia. Policia e Lushnjës pas informacioneve të marra në rrugë operative, ra në gjurmët e 32 vjeçarit, i cili qëndronte i fshehur buzë lumit Seman, në komunen Allkaj, disa km larg zonës ku dhe bëri vrasjet. Në momentin e arrestimit, sapo policia i është afruar ai piu dy kokrra fostoksinë, duke tentuar kështu vetëvrasjen. Pas arrestimit forcat e policise e kanë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lushnjes, për ndihmë mjekësore, por pas katër orësh përpjekje të mjekëve për ta mbajtur në jetë vrasësin e dyfishtë ai nuk ka mundur të jetojë. Sipas policisë , Erjon Cjapi nuk ka mundur të tregojë arsyet e krimit, pasi konsumoi helmin vetëvrasës para arrestimit. Me këtë ngjarje shkon në tre numri i viktimave të përfshira në ngjarjen e së shtunës në një lokal në Toshkez. Erjon Cjapi vrau me armë kallashnikov të dashurën e tij Rajmonda Soten 27 vjeçe, nënë e dy fëmijëve si dhe një klient të rastësishëm në lokal Marsel Canin 24 vjeç. Të afërmit kanë pohuar më parë se autori edhe më parë e kishte kërcenuar dhe dhunuar gruan, e cila jetonte me prindërit e burrit që ndodhet në emigrim në Greqi.