E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata energjitike Gjiknuri mbledh CEZ e KESH

Në ditën e tij të parë të punës, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri zhvilloi  një takim me drejtuesit e kompanive “CEZ Shpërndarje”, Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Siç njofton zyra e shtypit e kësaj ministrie “qëllimi i takimit ishte informimi mbi situatën më të fundit elektroenergjetike në vend dhe masat e marra për të garantuar furnizimin e pa ndërprerë me energji elektrike për muajt e ardhshëm”. Ministri Gjiknuri deklaroi se pavarësisht periudhës së ndryshimit të qeverisë ritmet e punës në këto institucione nuk duhet të ulen, por të garantohet një angazhim maksimal në kryerjen e detyrave ligjore. Gjithashtu ai  kërkoi sigurimin e furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike të konsumatorëve me çdo çmim dhe me çdo kusht. Gjiknuri porositi drejtuesit e këtyre institucioneve, që t’i kushtohet rëndësi qëndrueshmërisë financiare duke shmangur shpenzimet e panevojshme në të treja shoqëritë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›