E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Takimi me Vladimir Putin/ Kancelari austriak: Do i tregoj realitetin e luftës

Kancelari austriak Karl Negammer, lideri i parë i BE që do të takohet me Presidentin Vladimir Putin, sipas CNN, synon t’i tregojë prresidentit rus “të vërtetën” për luftën në Ukrainë.

Nehammer ditën e shtunë vizitoi Kievin për të takuar Presidentin e Ukrainës Volodymy Zelensky.

Duke folur përpara një takimi të BE-së në Luksemburg, Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg u tha gazetarëve se “është një ndryshim të jesh ballë për ballë dhe t’i tregosh atij se cili është realiteti: që ky president ‘de fakto’ e ka humbur luftën moralisht”, raporton CNN.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›