E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia godet Kharkiv, 11 persona humbin jetën, mes tyre një fëmijë 7-vjeç

Pas dhjetëra sulmeve ajrore nga Rusia në Kharkiv dhe zonat përreth, kanë humbur jetën të paktën 11 persona, përfshirë dhe një fëmijë 7-vjeçar. Deklarata është bërë nga guvernatori i rajonit, Oleh Sinegubov.

Në një postim në Telegram, guvernatori tha se forcat ruse kishin nisur deri në 66 sulme në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, dhe zonat përreth.

SkyNews, citon Sinegubov i cili thekson se të paktën 14 persona ishin plagosur gjithashtu në sulmet, të cilat ai tha se goditën një numër zonash, duke përfshirë Saltivka, Pisochyn dhe Zolochiv, raporton SkyNews./rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›