E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pakistani pritet të votojë kryeministrin e ri

Parlamenti i Pakistanit pritet të zgjedhë kryeministrin e ri të hënën, pasi Imran Khan u rrëzua të dielën me votë mosbesimi.

Shahbaz Sharif, udhëheqës i një koalicioni opozitar që punoi për të rrëzuar Khanin nga pushteti – pritet të fitojë shumicën e votave.

Votimi i mosbesimit kundër Khanit u mbajt pas ndërhyrjes së Gjykatës së Lartë. Ai u përpoq të bllokonte një përpjekje të mëparshme për votimin e mocionit të mosbesimit kundër tij, duke shpërndarë Parlamentin dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Megjithatë, Gjykata e Lartë e vendit e mbështeti një peticion të opozitës, sipas të cilit veprimet e Khanit ishin jokushtetuese, dhe urdhëroi që votimi të vazhdonte.

Kundërshtarët e Khanit ndërmorën hapa kundër tij pas pakënaqësive në rritje me menaxhimin e tij të ekonomisë dhe prishjes së marrëdhënieve me ushtrinë e Pakistanit.

Sharif, 70 vjeç, vjen prej një dinastie të fuqishme politike të Pakistanit. Vëllai i tij më i madh, Naëaz Sharif, ka qenë kryeministër me tre mandate,herën e fundit nga viti 2013 deri më 2017.

Ai udhëheq njërën nga partitë kryesore opozitare të Pakistanit, Lidhjen Myslimane Pakistaneze Naëaz (PMLN).

Megjithatë ish kryeministri Khan është akoma në lojë, pasi ai një kontroll të rëndësishëm mbi të rinjtë e Pakistanit, të cilët përbëjnë rreth 60% të popullsisë totale prej mbi 220 milionë banorësh.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›