E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Takimi me Zelensky/ Erdogan “bën ndërmjetësin”, bisedë telefonike me Putin

Presidenti turk, Tayip Erdogan do të zhvillojë sot (22 gusht) një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin. Centrali bërthamor i Zaporizhzhia dhe lufta në Ukrainë do të jenë në fokus të bisedimeve.

“Po, negociata të tilla priten këtë javë. Putin i përshkroi temat më herët. Kjo është situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia dhe zgjidhja e krizës ukrainase në përgjithësi. Turqia vazhdon të luajë rolin e saj të ndershëm ndërmjetësues në këtë konflikt, duke qenë i vetmi vend që ka fituar besimin e të dyja palëve”, citon burimin diplomatik RIA Novosti.

Më herët, lideri turk deklaroi se synon të informojë kolegun e tij rus për rezultatet e negociatave me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Lviv, si dhe t’i kërkojë Putin-it të marrë masa për të zgjidhur situatën e sigurisë pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›