Vala e të nxehtit than lumin Yangtze në Kinë, zbulohen statujat budiste 600-vjeçare

Nivelet e ujit të lumit Yangtze në rajonin jugperëndimor të Kinës kanë rënë me shpejtësi për shkak të thatësirës dhe valës së të nxehtit.
Tharja e lumit ka zbuluar një ishull të zhytur në qytetin jugperëndimor të Kinës Chongqing dhe tre statuja budiste mbi të që besohet të jenë 600 vjeçare.
Tre statujat u gjetën në pjesën më të lartë të shkëmbinjve të ishullit të quajtur Foyeliang, fillimisht të identifikuara si të ndërtuara gjatë dinastive Ming dhe Qing.
Një nga statujat përshkruan një murg të ulur në një piedestal zambak uji.
Reshjet në pellgun Yangtze kanë qenë rreth 45% më të ulëta se normalja që nga korriku dhe temperaturat e larta ka të ngjarë të vazhdojnë për të paktën një javë tjetër.
Rreth 66 lumenj në 34 qarqe në Chongqing janë tharë.
Javët e thatësirës në të gjithë Evropën kanë zbuluar gjithashtu thesare të zhytura prej kohësh.
/rtsh.al/