E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi, ministri gjerman shtrohet urgjent në spital

Problemet

Kishte mbërritur në selinë e Këshillit të Ministrave të BE-së për të marrë pjesë në mbledhjen delikate të “Ecofin” për të miratuar planin për shpëtimin e euros. Por ministri gjerman i Financave, 67-vjeçari Wolfgang Schäuble, që prej 1990-s në një karrige me rrota si pasojë e një aksidenti, nuk arriti ta përfundojë atë, pasi u ndje keq papritur. Kjo çoi edhe në shtrimin e tij në një klinikë në Bruksel. Shkaku mendohet se ka qenë reaksioni ndaj një ilaçi të ri. Sipas zëdhënësit të tij, ministri gjerman është në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo nuk është hera e parë që në muajt e fundit Schäuble ka pasur probleme me shëndetin, pas një operacioni në fillim të vitit. Për ta zëvendësuar, në Bruksel erdhi ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›