E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Takimi në Hagë me ish-drejtuesit e UÇK-së, Veliaj: Beteja e drejtë për lirinë e Kosovës ndali genocidin ndaj shqiptarëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, vizituan sot ish- drejtuesit e lartë të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Kryebashkiaku Veliaj, pas takimit, theksoi se  “beteja e drejtë për lirinë e Kosovës ndali genocidin ndaj shqiptarëve”.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Veliaj shkruan se ajo betejë ndali spastrimin etnik nga ushtria serbe dhe solli çlirimin dhe pavarësinë e vendit.

“Me mikun e mirë Enver Hoxhaj, për të takuar e mbështetur vëllezërit tanë në Hagë Hashim Thaçi, Rexhep Selimi e drejtuesit e UÇK-së. Beteja e drejtë për lirinë e Kosovës ndali genocidin ndaj shqiptarëve, spastrimin etnik nga ushtria serbe, solli çlirimin dhe pavarësinë e vendit”,- nënvizon në postimin e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›