E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takohen liderët e dy Sudanave

Presidentët e Sudanit dhe Sudanit të Jugut janë takuar për herë të parë, që kur një konflikt në kufi mund të niste luftën mes dy vendeve.

Omar al-Bashir u takua me Salva Kiir në prag të samitit afrikan, që do të mbahet në Etiopi.

Sudani i Jugut fitoi pavarësinë një vit më parë dhe shumë çështje kanë mbetur ende të pazgjidhura midis dy shteteve. Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka lënë dy vendeve afat deri më 2 gusht për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet.

Ndër të tjera, ende nuk është përcaktuar kufiri mes dy vendeve.

Nuk ka informacione mbi atë që është diskutuar në takimin e liderëve, por ata shtrënguan duart publikisht në fund të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›