E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villa, rikthim i shumëpritur

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa mezi pret të bëjë rikthimin e tij në stërvitje të plota pas qëndrimit gjashtë mujor jashtë fushës për shkak të frakturës në këmbë që pësoi gjatë Kampionatit botëror të klubeve në dhjetor të vitit të kaluar.

Reprezentuesi spanjoll beson se është shumë pranë rikthimit për ti ndihmuar Barcelonës të rimarr titullin e kampionit në La Liga nga rivali Real Madrid. “Kjo është vera gjatë së cilës kam ndjerë dëshirën më të madhe për përfundimin e pushimeve dhe fillimin e përgatitjeve. Është po ashtu vera gjatë së cilës jam kënaqur më së paku”, deklaroi Villa për të përditshmen sportive katalane El Mundo Deportivo.

“Kam kryer analizat me stafin mjekësor të Barcelonës dhe mezi pres rikthimin në stërvitje të plota me bashkëlojtarët e mi, jo punën ndaras tyre”, shtoi Villa i cili kishte përplot lëvdata për anëtarët e Spanjës që triumfuan në Euro 2012.

“Ne duhet të jemi krenar për këtë skuadër. Ju mund të luani mirë ose keq por kjo skuadër gjithmonë tregon fytyrën e saj të vërtetë. Ata janë të vetmit që kanë fituar tre tituj të njëpasnjëshëm në gara ndërkombëtare”, përfundoi Villa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›