E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e re e automjeteve, pergjysmohen tarifat, ja tabelat e llogaritjes

TIRANE- Ndërsa prej pak ditësh ka hyrë në fuqi ligji për përgjysmimin e taksës së automjeteve, në Fletoren Zyrtare janë publikuar tabelat, përmes së cilave bëhet përllogaritja e koeficientit të vjetërsisë. Taksa vjetore e mjeteve të përdorura të transportit është taksë vjetore për çdo vit kalendarik dhe ka vlefshmëri 365 ditë. 

Kjo taksë caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit përcaktohet në dy tabelat. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Ndërkohë që “Viti i vjetërsisë” është diferenca ndërmjet vitit kur mjetit i lind detyrimi për të kryer pagesën e taksës, me vitin e prodhimit. Ligji i ri përcakton gjithashtu se pas vitit të 24-rt të përdorimit, për autoveturat, koeficienti rritet me 0.04. 

Afati
Pagesa e taksës bëhet brenda afatit të vlefshmërisë, por gjithnjë para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25% për çdo vit.

(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›