Eksploziv derës së banesës së kreu të PD në Vlorë, Ardian Kollozit
VLORE - Shpërthim eksplozivi në derën e banesës së kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë, njëkohësisht edhe kandidatit të katërt të PD në këtë Qark, Ardian Kollozit.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të ditës së shtunë, në katin e 11 të pallatit ku banonte Kollozi, pranë kryqëzimit “Rinia”.
Fatmirësisht mësohet se nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur në derën e jashtme, nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, 7 dyer kanë mbetur të dëmtuara, gjithashtu është dëmtuar edhe ashensori i pallatit.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje duke nisur hetimet për identifikimin e autorëve.
(a.k/BalkanWeb)