Taksa me te uleta dhe rimbursim 100 per kasat
Taksat janë ulur dhe bizneset janë rimbursuar në masën 100% për kasat fiskale.
Këtë mendim kanë ndarë tregtarët e rrugës ”5 Maji” në Tiranë me nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku, zëvendesministrin e Financave Alfred Rrushaj dhe deputeten Rajmonda Bulku, të cilët kanë takuar këta tregtare për t’i marrë mendime se çfarë mund të përmirësohet më tej.
“Në fakt të gjithë tregtarët na dhanë një përgjigje që është përgjigja më e mirë që mund të marrë dikush ndaj propozimit për të bërë taksat 0. Të gjithë nuk kishin vërejtje për taksat e tatimet por ajo çfarë duan është që të paguajnë të gjithë njëlloj. Siç duket e mbajnë mend mirë kohë kur disa paguanin taksa e disa nuk paguanin taksa. E mbajnë mirë mend kohën, kur taksat përfshiheshin apo përktheheshin në tarifa të ndryshme, e mbajnë mirë mend kohën, kur për të vendosur një emër sipër, paguanin gjysmën e taksës vjetore. Dikush na tha që është mirë që të gjithë të paguajnë njëlloj dhe këtu do ta përqëndrojmë punën tonë, të paguajnë të gjithë njëlloj”- u shpreh zv/ministri Rrushaj, i cili shtoi se do të vazhdojnë përpjekjen për të reduktuar sa më shumë kontaktin e administratave tatimore me tatimet dhe taksat, për të lehtësuar sa më shumë klimën e biznesit.
Tregtarët tashmë sipas nënkryetares së Bashkisë, Tabaku paguajnë më pak se gjysmën e shumës, që derdhin në arkën e pushtetit vendor në vitin 2005, pasi bashkia ka eleminuar 60 taksa dhe tarifa.
"Si rezultat i kësaj, sot mesatarisht një biznes paguan vetëm 60 mijë lekë të reja në vit, krahasuar me 140 mijë lekë të reja që paguante në vitin 2005. Jemi këtu për të bashkëbiseduar me bizneset, se çfarë duhet që të përmirësojmë akoma. Ne jemi të hapur për ta përmirësuar sistemin por kurrësesi nuk lejojmë informalitetin, informalitetin që politikat e reja të propozuara nga z.Rama nxisin dhe që është një problem i madh me të cilin biznesi i Tiranës është ndeshur deri një vit më parë"- shpreh Tabaku.
Në kryeqytet vetëm gjatë këtij viti sipas deputetes Rajmonda Bulku janë hapur rreth 6 mijë biznese të reja dhe është përgjigja më e mirë ndaj kryesocialistit Rama, i cili thotë se taksat janë rritur, pasi sipas saj kaq shumë biznese nuk mund të hapen në një vend me taksa të larta.
”Vetëm në qytetin e Tiranës, vetëm në këtë vit, sapo u bë një vit, vetëm biznese të reja janë hapur 6000, një numër shumë i konsiderueshëm dhe nuk mund të thuash se 6000 biznese të reja mund të hapen në një vend ku taksat janë të papërballueshme apo që janë rritur dhe nëse kjo taksë duhet ulur apo hequr fare (ulur është po duhet hequr fare) si ka mundësi që z. Rama nuk e paska bërë në vitet e lavdishme të mbretërimit të tij në si kryetar bashkie i kryeqytetit”- theksoi deputetja Bulku.
Ndërkohë që përfaqësuesit e pushtetit qendror dhe vendor pas takimit me tregtarët theksuan se do të marrin çdo masë për të lehtësuar më tej klimën e biznesit në vend.