E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat, flamuri grek zëvendësohet me shqiptarin

Gazeta greke, Katopsi, shkruan se kohët e fundit në Igumenicë dhe Korfuz, është shfaqur fenomeni i ngritjes së flamurit shqiptar nga skafe me pronarë grekë. Kjo, sipas tyre, ndodh për tiu shmangur detyrimeve fiskale që lindin nga mbajtja e flamurit grek.

Fakti që zbuloi atë që për grekët përbën Skandal, është mbytja pak ditë më parë, në Sivota të Igumenicës e skafit Athina, me flamur shqiptar e pronar grek. Skafi ishte ankoruar në Igumenicë, pasi ishte nisur nga Elevsinanë Greqi për në Shqipëri, për plotësim dokumentacioni.

Pronari i saj pranoi për policinë se skafit ia kishte transferuar dokumentacionin në Shqipëri, me qëllim që të paguante më pak. Këto para, shprehet gazeta Katopsi, i hiqen buxhetit grek, e i shkojnë atij shqiptar, ku detyrimet fiskale janë disa herë më pak, edhe më të favorshme për portofolin e një greku.

Shpresa DINE

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›