Taksimeteri nuk është ligjëruar
Taksitë e kryqytetit kanë filluar të aplikojnë vendosjen e taksimetrave edhe pse kjo nismë nuk është ligjëruar ende sipas strukturavë përkatëse. Janë të paktën 100 automjete 4 + 1 në tiranë, të cilat e kanë instaluar këtë pajisje, që shërben për përcaktimin e tarifës së udhëtimit mbi bazen e kilometrave dhe minutave të kryera. Edhe pse deri më tani, këshilli bashkiak nuk I kaluar ende tarifat që do të aplikohen për këtë shërbim, taskistët po punojnë me tarifa të vetëvendosura. Për drejtorinë e meterologjisë dhe kalibrimit, aplikimi i taksimetrave është abuziv dhe i paligjshëm, pasi kjo drejtori deri më tani nuk ka verifikuar dhe certifikuar asnjë taksimetër në kryeqytet. Pa këtë vërtetim, shërbimi I ofruar është fiktiv. Sipas tarifave që vetë shoqata e transportit ka vendosur, për një xhiro të shkurtër rreth qendrës së tiranës, fatura të kushton shtrenjtë. Në momentin e nisjes tarifa fillestare është 300 lek të reja për 2 km të kryera. Pas 2 km të parë, tarifa është 90 lek për km dhe 5 lek të reja për cdo minutë. Duke llogaritur edhe ngarkesën e madhe të trafikut rrugor në tiranë, përfytyroni sesa mund të shkojë një udhëtim Brenda qytetit. Sipas tarifave aktuale që po aplikojnë ofruesit e shërbimit me taksi- metër, udhëtimet jashtë qytetit, janë më të leverdisshme sesa ato brenda tij. Kjo jo vetëm ëpr faktin se nuk ka shtim artificial të kilometrave për shkak të trafikut, por edhe tarifat e aplikuara janë më të lira sesa ato brenda qytetit.