Ndërtohet shkolla e re Pal Engjëlli
Nxënësit e perifërisë së Tiranës, që jetojnë në rrugën "myslym keta" kanë tashmë një shkollë model. Mjediset e saj janë ndërtuar me inisiativë të bashkisë së kryeqytetit. Shkolla më e re Pal Engjëlli, do të mund të mirëpresë në mjediset e saj, 300 nxënës, dhe pushteti vendor garanton kushte shumë të mira edukimi për fëmijët. Shkolla 9- vjeçare "Pal Enëgjëlli", e cila ndodhet në njësinë bashkiake numër 4, është ndërtuar me një kredi dhënë nga banka e këshillit të europës. Godina e re mësimore është me tre kate dhe në të ka mjedise dhe hapësira të mjaftueshme, sipas bashkisë së tiranës, për studim, aktivitete, sportive dhe argëtim. Nxënësit kanë në dispozicion 32 klasa, kabinete mësimore e laborëtorë, palestër, mjedise për asistencë mjekësore dhe hapësira të tjera ndihmëse.