Kualifikimet shqiptare do njihen së shpejti në tregun europian
Njohuritë dhe kualifikimet shqiptare do të njihen së shpejti edhe në tregun europian. Kjo do të thotë që certifikatat dhe kualifikimet vendase, do të jenë njësoj të vlefshme me ato të vendeve të europës. Këshilli kombëtar i punës, në mbledhjen e fundit, ka diksutuar mbi "Projektligjin për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve, i cili do të mundësojë zhvillimin, njohjen dhe dhënien e kualifikimeve. Tashmë kualifikimet do të mbështeten në standarde të përcaktuara të njohurive, shprehive dhe kompetencave që duhet të arrihen nga përfituesit e tyre. Sipas Ministrit të Punës, Anasats duro, çertifikimi i njohurive në Shqipëri jo vetëm do të vërtetojë një nivel të lartë të njohurive të mbajtësit, por do t'i sigurojë atij punësim si në tregun vendas edhe atë evropian. "Projektligji për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve, ka marrë në këtë mbledhje edhe miratimin e antarëve, dhe drafti pritet të kalojë së shpejti për miratim edhe në Këshillin e Ministrave. Anëtarët e Këshillit janë ndalur edhe në cështjen e rishikimit dhe ndryshimit të Kodit të Punës, i cili duhet t'iu përgjigjet zhvillimit social-ekonomik të vendit, ndryshime që do të diskutohen në mbledhjet e ardhshme të Këshillit.