E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksistët luftë me thika për pasagjerët, plagoset i mituri

taksiPërmet/Taksistët përleshen për pasagjerët, thikën e ha i mituri, djali i një prej burrave në sherr. Por nuk përfundon këtu, pasi gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit për plagosje, janë gjetur armë e municion dhe sende kulti të vjedhura në kishat e Përmetit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në afërsi të Kryqëzimit të Këlcyrës. Grindja ka nisur për shkak të një pasagjeri. Gjergji Kanani, ka nisur të debatojë me kolegun e tij Sazan Zoto, 35 vjeç, banues në Përmet. Më tej janë përleshur me leva hekuri që mbanin në makina. Në përleshje ka hyrë edhe djali 15-vjeçar i shtetasit Gjergji Kanani.
Sherri
Në pak minuta sherri degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta. Dhe për pasoj Zoto ka goditur dy herë në brinjë 15-vjeçarin R. Kanani, djali i taksistit tjetër. Pas krimit 35-vjeçari është arratisur nga vendngjarja për ti shpëtuar prangave të policisë. Komisariati u njoftua nëpërmjet sallës operative, ndërsa vetë babai dërgoi me urgjencë drejt spitalit Gjirokastër të birin e mitur, që pas ndërhyrjes kirurgjikale doli nga rreziku për jetën. Në pak minuta Patrullat e Përgjithshme lokalizuan dhe prangosën Sazan Zoton, në përpjekje për tu arratisur me veturën e tij.
Precedenti
Kurse më pas uniformat blu ushtruan një kontroll në banesën e tij në qytetin e Përmetit. Dhe në dhomat e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Kallashnikov, një karikator, 80 fishekë, si dhe një shandan mbajtës qirinjsh, që dyshohet se është i  vjedhur në kisha. Gjatë marrjes në pyetje 35-vjeçari akuzoi kolegun si fajtorin kryesor për ngjarjen, duke thënë se i kishte hyrë në mënyrë të pandershme në konkurrencën për pasagjerët dhe më tej e sulmoi bashkë me të birin. Zoto pretendoi se është vetëmbrojtur nga sulmi me mjete të forta nga dy familjarët Kanani dhe se nuk kishte qëllim që të vriste. Por taksisti tjetër ka pretenduar se shkaktar për ngjarjen ishte i dyshuari, të cilit i janë gjetur edhe armë dhe fishekë në banesë. Ndaj Zotos janë ngritur akuzat penale të tentativës për vrasje, mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake, si dhe të vjedhjes, kurse materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit, për veprime të mëtejshme. Ndaj Sazan Zotos janë ngritur akuzat penale të tentativës për vrasje, mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake, si dhe të vjedhjes, kurse materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit, për veprime të mëtejshme. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Kallashnikov, një karikator, 80 fishekë, si dhe një shandan mbajtës qirinjsh, që dyshohet se është i  vjedhur në kisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›