Taksisti terror në Britani, vret 13 persona dhe plagos 25 të tjerë
Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje trembëdhjetë vetë në Anglinë veriperëndimore dhe ka plagosur njëzet e pesë të tjerë para se të vrasë edhe veten.
Policia tha se ata po hetonin 30 vende ku kishin ndodhur krimet në atë që ata e përshkruan si një incident të tmerrshëm, por të rrallë.
Ata thanë se personi i armatosur, një shofer taksie vendas, Derrick Bird, vrau një koleg para se me makinë të kalonte nëpër Lake District në Cumbria duke u qëlluar edhe njerëzve të tjerë. Më pas ai u gjet i vdekur në një pyll.
Shefi i policisë së Cumbria-s tha : "Ne ende jemi herët në hetim dhe nuk mund të kuptojmë motivin pas këtij veprimi për të ditur nëse ishte veprim i paramenduar apo sulm i rastësishëm. Ne po punojmë shumë me familjet e viktimave dhe tani fokusi është grumbullimi i sa më shumë fakteve për të krijuar një pasqyrë të saktë të asaj që që ndodhi këtë mëngjes."