E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizohet konferenca "Tradita etno kulturore shqiptare dhe bashkëkohësia"

Në prag të hapjes së Shqipërisë përmes lehtësimit të vizave me vendet e Bashkimit Europian "Tradita etno kulturore shqiptare dhe bashkëkohësia" u shpërfaq mes një konference nga studjuesit e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit si dhe e mbështetur nga MTKRS në mjediset e muzeut historik kombëtar.
Vlerat identitare që na përfaqsojnë si komb në Evropë u prezantuan në dy seksione në rrafshin e Folklorit dhe atij të Etnologjisë së Artit në dy salla të ndryshme.
Zëvendësministrja e Kulturës Zana Turku dhe Drejtoresha e Institutit të Antropologjisë znj.Miaser Dibra si dhe etnografia Prof. Aferdita Onuzi vlerësuan thesarin etnokulturor të 2000 monumenteve të kulturës, etnografinë, polifoninë dhe rapsodinë si një pasaportë e dytë europiane krahas gjuhës shqipe.
Trashëgimia etnokulturore e parë në shumë dimensione e disiplina studimore është objekti i konferencës shkencore, duke u përqendruar tek tiparet etnologjike, folklorike, dhe artistike në jetën e shqiptarëve.
Këshilli shkencor i I.A.K.S.A krijoi hapësirë edhe për gjeneratat e studentëve të shkollës doktorale në këtë vit akademik të prezantojnë punime e tyre krahas petagogëve. Punimet e konferencës u zhvilluan në dy nivele, të referimit dhe të botimit. Të ftuar ishin përfaqësues nga Akademia e Shkencave, Akademia e Arteve, Universiteti i Tiranës dhe Elbasanit për të thënë fjalën e tyre mbi traditën e sjellë në aktualitet sipas sferave të ndryshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›