Turqia konsideron marrëdhëniet me Izraelin

Parlamenti turk ka adoptuar një rezolutë ku i bën thirrje qeverisë për të rishikuar të gjitha lidhjet me Izraelin pas vdekjes së katër aktivistëve turq që ishin në bord të anijeve të ndihmës që u sulmuan nga komandot izraelite ndërsa po shkonin në Gaza.
Më herët, Turqia e quajti sulmin masakër dhe akt piraterie. Megjithatë duket se Turqia nuk do të shkojë më tej në veprime nëse të gjithë shtetasit turq që ishin në anije lirohen brenda ditës së mërkurë.
Kështu u shpreh ministri i jashtëm turk i cili shpenzoi më shumë se 2 orë duke biseduar me sekretaren amerikane te shtetit, Hillary Clinton në Washington.
Duket qartë se takimi ka arritur efektin e duhur. Para takimit, ai shprehu pakënaqësinë e tij rreth mungesës së përkrahjes amerikane për përpjekjet e Turqisë për të dënuar Izraelin në OKB.
Tashmë në Turqi, ai thotë se SHBA ka shfaqur solidaritet të qartë me pozitën turke.
Por ai ende pati fjalë të ashpra për Izraelin- ndalimi i afro 400 shtetasve turq që ishin në bord të anijeve, tha ai, ishte rrëmbim.
Asnjë vend nuk mund të konsiderojë veten mbi ligjin ndërkombëtar.
Populli turk, tha ai, nuk mund të pritet të injorojë çështjet rajonale si palestinezët. /bbc/