E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tentohet grabitja e bankës. Personi hapi derën me forcë, por u largua pas alarmit

Mbrëmjen e së shtunës një person ka tentuar të hyjë brenda një banke të nivelit të dytë, e cila ndodhet shumë afër qendrës së qytetit të Korçës.

Sipas burimeve personi ende i paidentifikuar ka hyrë në vendin e brendshëm të bankomatëve duke goditur fort me këmbë derën hyrëse të bankës.

Nga goditja, dera është hapur, ndërkohë që sinjali i sigurisë së bankës ka vënë në alarm jo vetëm policinë private që ruan objektin por edhe forcat e policisë së komisariatit të Korçës, përfshi atë të sektorit të krimeve të cilët në bashkëpunim edhe me punonjësit e bankës kanë bërë të mundur këqyrjen e kamerave të sigurisë duke parë të gjithë skenën, por ende nuk kanë arritur tek autori.

Policia nuk bën me dije nëse ai ka qenë apo jo i maskuar.

Ajo çfarë dihet është fakti se personi që ka hyrë brenda ambienteve të bankomatit ka goditur vetëm njëherë derën hyrëse pa hyrë brenda saj. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›