E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talasemia, 7-8% e popullsisë mbartës të këtij geni

TIRANE - Në prag të ditës Botërore të Talasemisë, Fondacioni "Fëmijët shqiptarë" ka nisur një bashkëpunim me një prej spitaleve të fëmijëve në Vjenë për trajtimin e pacientëve shqiptarë të prekur nga sëmundja e gjakut.

Drejtoresha e këtij fondacioni, Liri Berisha, u shpreh se shoqëria shqiptare duhet të ndërgjegjësohet në lidhje me konsultat gjenetike, kryerjen e analizave paramartesore, të cilat janë shumë të rëndësishme në parandalimin e sëmundjeve tek fëmijët e ardhshëm.

Depistime të pjesshme të kryera nga bërthama shkencore e Institutit të Studimeve Pediatrike tregojnë se Shqipëria mbetet një vend me prevalencë të lartë të mbartshmërisë së Talasemisë, me rreth 7-8% e popullatës. Pra, mendohet që në vendin tonë ka rreth 300 mijë bartës të genit talasemik.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›