E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Aksiza për importin e plastikës

Forumi i Crans Montanës në bashkëpunim me ministrinë e mjedisit zhvilluan një forum për çështjet mjedisore dhe pobleme që lidhen me mjedisin. Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu në fjalën e tij tha se duhet të vendosim aksiza shumë herë më të lartë për importin e plastikës, gomave dhe amballazheve të tjera të pariciklueshme për të frenuar mbetjet e rrezikshme.
Mediu në lidhje me mbetjet spitalore theksoi se po punojmë sëbashku me ministrinë e shëndetësisë për të bërë një ligj për trajtimin e mbetjeve spitalore. Ai shtoi se spitalet private të huaja duhet të zbatojnë politikat e trajtimit të mbetjeve sipas normave evropiane.
Edicionit i ri i Crans Montana-s, tashmë është bërë një traditë e përvitshme në Shqipëri. Ky forum i ka siguruar Shqipërisë një mbështetje shumë të rëndësishme, duke inkurajuar investitorët nga e gjithë Europa.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›