Talebanet Do pengojme zgjedhjet ne Afganistan
Talebanet afgane kane deklaruar se do te perpiqen te pengojne zgjedhjet e ketij muaji dhe paralajmeruan afganet te bojkotojne zgjedhjet kercenimi i pare eksplicit kunder zgjedhjeve nga islamiket e vijes se ashper.
Ne jemi kunder zgjedhjeve dhe me te gjitha forcat tona do te perpiqemi ti bllokojme ato. objektivat tona te para do te jene forcat e huaja dhe pastaj ato afgane. Pra ne i kerkojne njerezve qe te mos marrin pjese ne zgjedhje ka deklaruar per Reuters ne nje lidhje telefonike zedhenesi i talibaneve Zabihullah Mujahid. Presidenti i Afganistanit Hamid Karsai deshiron te perfshije ne bisedime talebanet radikale islamike per krijimin e nje keshilli te paqes. Forumit duhet ti perkasin para se gjithash udheheqesit e rangut te larte te fisit tha Karsai ne Kabul. Anetaret e ketij keshilli do te behen te ditur pas perfundimit te muajit te ramazanit. Nderkohe nga nje sulm vetvrases ne qytetin e Kundusit u vrane shtate vete. Kundusi shtrihet ne zonen ku eshte stacionuar Bundesveri gjerman. Ne Kandahar ne jug te vendit nga nje sulm me bombe mbi nje autokolone te NATO-s humben jeten tre civile.