Shpreson ta ndihmojë Palermon

“Shpresoj ta ndihmoj skuadrën time që të rritet. Kam nevojë për kohë, duke e konsideruar faktin se vij në një ambient totalisht të ri. Në këtë ekip, të gjithë lojtarët janë profesionistë. Në momentet e para jam shokuar, por shokët e rinj më kanë ndihmuar që të kyçem”, tha përfaqësuesi U-21 i Suedisë, në konferencë për shtyp, në prezantimin e tij.
“Momentalisht e kam mendjen vetëm te Palermo. Jam koncentruar te kjo aventurë dhe dëshiroj të zhvillohem këtu. E falënderoj presidentin, sepse kjo për mua është një ëndërr që u bë realitet. Do ta jap 100-përqindëshin, për t’i arritur të gjithë objektivat. E falënderoj natyrisht edhe drejtorin Cattani”, vazhdoi futbollisti kosovar.
Mehmeti tregon se inspirohet nga mënyra se si luan Zlatan Ibrahimovici, ndërsa nuk mendon se ka ngjashmëri me lojën e yllit suedez. Edhe nëse mbetet rezervist, Mehmeti thotë se do të mundohet gjithmonë ta japë maksimumin, duke shënuar gola. Ai ndihet i gatshëm për të luajtur qysh në fundjavë.