Talentet shqiptare tre futbolliste duan shtetesine

Niveli nënmesatar i kampionatit vendas ka bërë që Federata t’i drejtojë sytë nga futbollistët me origjinë shqiptare dhe kosovare të cilët luajnë në Europë në projektin për rinovimin e Kombëatres. Vetëm pak lojtarë që luajnë në Superligë kanë bindur trajnerin Josip Kuzhe për t’i dhënë një fanellë kuqezi, ndërsa ky fakt ka bërë që sektori për zbulimin e talenteve në FSHF të intesifikojë veprimet për pajisjen me pasaportë të disa futbollistëve me origjinë kosovare të lindur dhe që jetojnë në Europë.
Aktualisht janë tre lojtarët që shumë shpejt pritet të kenë në dorë pasaportën shqiptare, që më pas të mund të luajë në ndeshjet zyrtare me fanelën kuqezi. I pari është Agonit Sallaj, i cili u grumbullua nga Kuzhe në miqësoren e fundit kundër Argjentinës. Mesfushori luan në kampionatin zvicerian i huazuar nga Xamax dhe pret vetëm dekretimin e presidentit të vendit Bamir Topi për të marrë nënshtësinë shqiptare. Dy futbollistët e tjerë me origjinë kosovare të spikatur nga trajneri Kuzhe në grumbullimin e përpara pak muajve në Zvicër janë dy lojtarët e Grassshopers, Imran Bunjaku dhe Mërgim Ibrahimi.
Këta të fundit presin vetëm përfundimin e disa detajeve të vogla në kërkesën për nënshtetësi. Tre lojtarët me origjinë kosovare janë të parët në listën e gjatë të talenteve të spikatur, por pajisja me nënshtetësi shqiptare është komplekse. Jo gjithcka varet nga Federata, pasi disa shtete nuk lejojnë dy shteësinë dhe kjo i detyron futbollistët të heqin dorë nga pasaporta shqiptare. Me një rast të tillë konkret Shqipëria do të përballet në eliminatoret e Botërorit 2014. Pesë lojtarë me origjinë shqiptare Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami janë pjesë e përfaqësueses zviceriane dhe do të luajnë në dy sfidat kundër kombëtares kuqezi.
Nertan Prifti