E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi nuk dorezohet. Rishfaqet i biri sfidon Perendimin

Djali i kolonel Gedafit, për të cilin kryengritësit u tha se kishin nisur edhe bisedimet për ta transferuar në Hagë, ka dalë në mënyrë të papritur përpara gazetarëve në Tripoli,  buzagaz. Ai ka deklaruar se do t’ua thyejë kockat kryengritësve, ndërsa ka sqaruar se i ati, kolonel Muamar Gedafi ndodhet në Tripoli.

Spekulimet për vendndodhjen e Gedafit vazhdojnë në kryeqytetin e Libisë, sic vazhdojnë edhe luftimet në rrugë dhe bombardimet e avionëve të NATO-s. Këta të fundit i kanë përqëndruar sulmet mbi bunkerin Bab al Aziza, iI cili sic njoftojnë korrespondentët e huaj në Tripoli vazhdon të mbajë gjallë regjimin e Gedafit. Ndërkohë, djali i përzgjedhur i tij, Saif al Islam, ka pretenduar se Tripoli ndodhet nën kontrollin e regjimit.

"Së pari dua të hedh poshtë të gjitha fjalët që qarkullojnë për situatën këtu. NATO dhe Perëndimi zotërojnë teknologji moderne. Ata kanë bllokuar mjetet e komunikimit, i kanë nisur mesazhe që nuk qëndrojnë popullit të Libisë. Ata ndalën transmetimin e televizionit shtetëror dhe nisën një luftë elektronike për të përhapur frikë dhe kaos në Libi”- tha Al Islam.

Al Islam tha se situata në Libi është për bukuri dhe ka premtuar edhe një tur vizitash në vendet që mendohen të jenë nën kontrolllin e kryengritësve. Rishfaqja e tij ka qenë surprizë edhe për Këshillin Kombëtar të Tranzicionit, që njoftoi më herët se e kishte arrestuar.

Në këtë mënyrë duket se asnjë nga familja e regjimit nuk do të dorëzohet dhe koloneli është i pari në këtë listë. Por, enigma më e madhe mbetet se ku ndodhet ai.

Ndërkohë, agjencitë ndërkombëtare konfirmojnë se beteja e Tripolit vazhdon si dhe luftimet në Sirte, prej nga ku njoftohet se janë nisur drejt kryeqytetit trupa ekstra besnike të regjimit.

Juli Prifti
Azhornuar së fundi ( e martë , 23 gusht 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›