E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ne Siri mbi 2200 te vrare. OKB heton krimet

Kombet e Bashkuara do të hetojnë qeverinë siriane për dhunën e ushtruar në shtypjen e protestave kundër regjimit të presidentit Al Asad. Në një takim të posaçëm për ngjarjet në Siri, këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë ka urdhëruar ngritjen e një komisioni hetimor për dhunimin e ligjeve ndërkombëtare që nga korriku i këtij viti. Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 2200 persona kanë humbur jetën nga dhuna e policisë dhe forcave të sigurimit gjatë shtypjes së protestave.

OKB arriti të miratojë edhe një rezolutë ku kërkohet jo vetëm hetimi i dhunës, por edhe ndalja e menjëhershme e saj. Rezoluta ka kaluar me 33 vota në favor dhe katër kundër. Kundër njoftohet se kanë votuar Kina, Rusia dhe Kuba, të cilat më herët nuk kanë pranuar miratimin e rezolutave të tilla për Sirinë. Një mision humanitar i OKB-së, tashmë ndodhet në Siri për të përcaktuar nevojën për ndihmë në ushqime dhe ilace.

Siç njoftuan burime të  OKB, pjesëtarë të misionit kanë vizituar Homsin, qytetin e protestave më të mëdha kundër presidentit Al-Asad dhe prej nga ku janë raportuar numri më i madh i vrasjeve nga forcat qeveritare. Misioni vizitoi qendrën e qytetit, por u këshillua të largohej për arsye sigurie, në momentin që nisën protestat. Aktivistët thanë më pas, se pikërisht në protestën e nisur në sytë e ekipit të OKB-së, pas largimit të tij, agjentët e sigurimit qëlluan për vdekje tre persona.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›