Kylie Minogue kontratë me Roc Nation

Kylie Minogue po bën një hap të madh në Amerikë. Ajo ka nënshkruar me labelin e Jay-Z, Roc Nation.
Lajmin e bëri të ditur për të gjithë fansat e saj në Twitter derisa postoi edhe një fotografi ku shihet e veshur me një bluzë që mbante vulëne Roc Nation.
Edhe nga ana e kompanisë është lëshuar njoftimi ku ndër të tjera thuhej:
“Roc Nation i dëshiroi mirëseardhje këngëtares australiane, kantautores, aktores, dizajnerës Kylie Mnogue në familje. Në karrierën e saj 25 vjeçare, Kylie ka realizuar 11 albume, 2 CD me muzikë live, 8 DVD me koncerte live. Jemi të lumtur që Kylie i është bashkuar familjes së Roc Nation”.
Muajin e kaluar, Kylie bëri të ditur se ka ndërprerë bashkëpnumin me menagjerin e saj prej shumë vitesh, Terry Blamey duke nxitur spekulime se mos ndoshta ajo po largohet nga muzika për t’iu përkushtuar filmit./Indeksonline/