E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talibanët kërcënojnë ligjvënësit pakistanezë

Talibanët kanë kërcënuar se do të sulmojnë ligjvënësit pakistanezë dhe familjet e tyre po që se mbështesin kthimin e transportit nëpër Pakistan të furnizimeve të NATO-s për Afganistanin.

Përfaqësues të talibanëve të Pakistanit thanë se militantët do të sulmojnë edhe ndërtesën e parlamentit.

Pakistani ia ka ndaluar NATO-s kalimin e furnizimeve të destinuara për Afganistanin përmes territorit të tij në muajin nëntor, si shenjë hakmarrjeje ndaj një sulmi ajror të NATO-s që pat vrarë 24 ushtarë pakistanezë.

Parlamenti i Pakistanit pritet që të fillojë debatin të hënën në lidhje me rivënien e raporteve me SHBA-të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›