Medvedev:Misioni i Ananit, shansi i fundit për Sirinë

Presidenti rus Dimitri Medvedev ia tërhoqi vërejtjen Damaskut se ndërmjetësimi i të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe Kofi Anan në krizën në Siri “mund të jetë shansi i fundit për Sirinë që të shmangë një luftë të stërzgjatur të përgjakshme civile”.
Agjencitë ruse të lajmeve citojnë po ashtu Medvedevin t`i ketë thënë Ananit se Rusia do të ofrojë “mbështetje të plotë në çdo nivel” për misionin e Ananit.
Anan është në Moskë për të kërkuar mbështetjen ruse për përpjekjet e tij për të siguruar një armëpushim.
Para bisedimeve, Kremlini tha se do të jetë vështirë që të ndalohet dhuna “derisa nuk ndalohet mbështetja e jashtme politike dhe armatosja për opozitën”.
Ndërkohë, forcat siriane raportohet se kanë qëlluar me armë të rënda në drejtim të qytetit të Homsit, duke lënë të vrarë 24 persona.