Draskoviç: Serbia po vritet për hir të një mirazhi

Qytetarët e Serbisë, që prej 12 vjetësh, çdo sekondë paguajnë 20 euro për mbajtjen e “sovranitetit të zhvendosur” mbi Kosovën, tha lideri i partisë Lëvizja e Përtëritjes Serbe, Vuk Draskoviç.
Ai ka shtruar pyetjen se çfarë është duke ndodhur me elitën politike, kur është vetëm koalicioni parazgjedhor “Ndryshimi,” ai që sipas tij “kërkon të ndalohet vrasja e Serbisë për hir të ruajtjes së asaj që është vetëm mirazh”.
Sipas tij, është për tu çuditur se si Serbia me elitë të tillë politike fare mund të hyjë në Bashkimin Evropian.
“Po ta kishin përfillur "Kthesën", Serbia që në muajin dhjetor të vitit të kaluar do të merrte edhe datën për fillim të bisedimeve me BE-në”, shtoi ai.
Ai vlerësoi se nuk mund të ndërtohet Serbia evropiane mbi themelet e Serbisë miloseviciane.
Ai tha se këto themele të Serbisë së Milosevicit sot shihen në dy parime, në atë që më 2001 u arrestua dhe u dorëzua në Hagë komandanti suprem i krimit Milloseviç, kurse vetëm më 2011 edhe magazinieri Mladiç, si dhe në atë se pas Marrëveshjes së Kumanovës dhe Rezolutës 1244 sovranitetin mbi Kosovën regjimi i atëhershëm e zhvendosi në Serbi.