Bashkë, te autostrada Jahjaga,Thaçi, Dell

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga ka dalë në terren bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi dhe me ambasadorin amerikan në vend, Christopher Dell. Që të tre kanë inspektuar nga afër punimet që po bëhen në autostradën Vërmicë-Merdare, përkatësisht seksionet 1, 2 dhe 3.
Jahjaga ka pohuar se autostrada e kombit do të ndikojë që vendi ynë të bëhet më atraktiv për bizneset e huaja. Ambasadori Dell ka lavdëruar punën që po bën kompania amerikano-turke, Bechtel & Enka.
Nëse nuk paraqiten pengesa, ndërtimi i autostradës Morinë - Merdare pritet të përfundojë brenda 36 muajve, dhe do të kushtojë rreth 700 milionë euro.