E Diel, 1 Nëntor 2026

Talibanët vrasin 6 persona dhe lëndojnë 20 të tjerë

Pesë civilë dhe një oficer policie janë vrarë sot nga një bombë e vendosur në një biçkletë në një treg në veri të Afganistanit.

Zëdhënësi i krahinës së Kunduzit, Mabubullah Saedi, ka thënë se bomba “ishte e vendosur në një biçkletë dhe ajo ka shpërthyer në qarkun e Kan Abadit”.

Më shumë se 20 persona të tjerë janë lënduar.

Policia lokale ka konfirmuar numrin e viktimave dhe i ka fajësuar talibanët për sulmin. Sipas OKB-së, 2 777 civilë janë vrarë gjatë vitit të kaluar në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›