E Diel, 1 Nëntor 2026

Negociata për t`i dhënë fund konfliktit në Nagorno Karabak

Presidentët e Armenisë dhe Azerbajxhanit, do të takohen sot për bisedime për t`i dhënë fund konfliktit rreth rajonit të Nagorno Karabakut. Samiti i sotëm në mes të Presidentit armen, Serzh Sarkisian dhe atij azer, Ilham Alijev, është duke u oganizuar nga Presidenti rus, Dmitri Medvedev, në Rusi.

Para këtyre bisedimeve, Presidenti amerikan Barak Obama, i ka telefonuar të dy presidentët për t`iu bërë thirrje që të arrijnë progres gjatë negociatave. Forcat e armenëve etnik të përkrahur edhe nga Armenia, kanë marrë kontrollin mbi Nagorno Karabakun në luftën e cila përfundoi me marrëveshje armëpushimi në vitin 1994.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›