E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja “Bllaca”, Thaçi ka qënë në dijeni

Rasti Bllaca ka vijuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Gani Geci ka dëshmuar për takimin e parë me Bllacën, xhirimin e DVD-së, njoftimin e institucioneve përgjegjëse politike e të sigurisë. Njëkohësisht siç raportojnë mediat kosovare, kryeministri Hashim Thaçi ka qënë në dijeni për xhirimin e disa ditë para se ajo të bëhej publik nga dy ish deputetët, Gani Geci e Adem Salihaj.
 

Vetë Geci ka rrëfyer se kryeministri ka parë DVD-në në zyrën e tij dhe kërkoi që "të gjykohen të gjithë ata që janë përgjegjës".
 

Më tej, Geci ka shpjeguar edhe rrethana të tjera të ngjarjes me Bllacën, para dhe pas bërjes publike të dëshmisë së tij.

Ai i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit, gjykatësve se mbrojtjes së të pandehurve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›