E Diel, 1 Nëntor 2026

Talibanët vrasin gjashtë policë pakistanezë

Militantët kanë sulmuar gjatë natës një pikë kontrolli në veriperëndim të Pakistanit, duke lënë të vrarë të paktën gjashtë policë dhe duke plagosur disa të tjerë.

Policia thotë se më shumë se 100 militantë talibanë bastisën këtë pikë kontrolli në qytetin Mattani, në jug të provincës së Peshawar-it.

Policia raporton se rebelët ishin të armatosur ndërsa nga ana tjetër, një zëdhënës i talibanëve deklaroi se marrin përgjegjësinë për sulmin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›