E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tallen me "luftën" në Kosovë

Nga Express më 02 gusht 2011 në ora 13:01

Kroatët, ditë më parë, dhanë sinjale që në rast të eskalimit të situatës në Kosovë, forcat e këtij shteti në kuadër të KFOR-it, do ta braktisnin Kosovën.

Tani, situata e tensionuar në Kosovë është bërë sinonim edhe i shakave në këtë shtet, që shqiptarët e konsiderojnë shtet mik.

Portali i njohur kroat “Tportal”, në titullin kryesor ka botuar një artikull që flet për aksionin shtetëror në Kroaci, që për shkak të zhurmës kanë mbyllur tre lokale të natës.

Në këtë shkrim thuhet se përderisa ishin duke dal nga lokalet (pas intervenimit të policisë), “Mysafirët na kanë pyetur a ka filluar lufta, apo është Kosova afër”.
“Mënyra se si ka shkuar aksioni të shtunën, ka shkaktuar mospajtime të mëdha në ishull. Inspektorët dhe policia i larguan mysafirët të gjithë në rrugë, pa asnjë fjalë, shumë e shëmtuar. Në atë masë sa që mysafirët të frikësuar pyetën a ka filluar lufta, apo është Kosova afër Kroacisë”, “Tportal” citon një pronar të një kafeneje.

Mu në atë lokal, ditë më parë kishte qenë për vizitë kryeministrja kroate Jadranka Kosor dhe ministri Damir Bajs. Ajo duke përgëzuar lokalin, kishte thënë se mburrej dhe se ky është një shembull i mirë i turizmit të ri kroat, transmeton Indeksonline.

Edhe fotografia e publikuar është po nga vizita e Kosor në atë lokal.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›