E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci: Specialet, aksione të reja në veri të Kosovës

PRISHTINË- Kryeministri i Kosove Hashim Thaçi paralajmëroi sot se së shpejti mund të ketë aksione të reja të njësisë speciale ROSU në veri të vendit, raporton gazeta kosovare Express.

“Do të kemi ballafaqime tjera me paramilitarë, huliganë e kontrabandistë, në mënyrë që ligjshmëria dhe kushtetuta e vendit të shtrihen në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Thaçi, gjatë një vizite të përbashkët me Presidenten Atifete Jahjaga dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i kanë bërë qendrës së njësisë elite të policisë të Kosovës në Vrellë të Sllatinës.

Kryeministri i Kosovës gjeti rastin për të fajësuar edhe njëherë Beogradin për trazirat në veri, ndërsa shtoi se për të e qeverinë e tij nuk ka kthim mbrapa.

Ndërsa, Presidentja Jahjaga duke iu drejtuar pjesëtarëve të ROSU, tha se ata janë nderi dhe krenaria e vendit.

“Ju ngjallët respektin e tërë vendit, kurse punës suaj i përkulemi ne dhe populli i Kosovës”, u shpreh ajo duke garantuar se për policin e vrarë Enver Zymberi, kriminelët do të marrin dënimin e merituar.

Kjo është vizitat e parë krerëve të shtetit në qendrën e njësisë elite, prej fillimi të aksioneve në veri më 25 korrik.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›