E Diel, 1 Nëntor 2026

Tamara, mijëra euro për kurimin e qenit që i urinonte në çantë

Vajza e bosit të Furmula 1, Bernie Ecclestone, Tamara, ka harxhuar mijëra euro për të kuruar qenin e vet të vogël, që e mbante me vete. Siç ka pohuar vetë Tamara, ai kishte një problem, duke qenë se urinonte në çantat e veta. Ishte i fiksuar sidomos me një çantë që Tamara e kishte blerë 25 mijë euro.

Ajo e merrte me vete dhe e mbante në çantë qenin, por urinimi në sendet e saj u kthye në një problem për Tamarën, pasi për më tepër shkaktohej një erë e keqe. Për këtë arsye, Tamara e çoi për kurimin dhe tashmë thotë se ai nuk e ngre më këmbën për të urinuar në çantat e saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›