E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Nuk është më koha e SHIK-ut

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka komentuar për herë të parë ndryshimin e kreut të SHISH nga ana e presidentit Bujar Nishani, pas propozimit të Berishës.

Pas një takimi në selinë rozë me kreun e PS-së, Edi Rama, Arvizu ka thënë se tashmë nuk është më koha e SHIK-ut, kohë kur dhe ka punuar Visho Lika, kreu i ri i SHISH.

Në prononcimin e tij Arvizu ka theksuar se nuk ka rëndësi emri që udhëheq këtë institucion, por mënyra sesi ai e realizon detyrën, siç i shkon përshtat edhe Shqipërisë si një anëtare e NATO-s, duke shtuar se nuk kemi të bëjmë më me SHIK-un e viteve `90, por me SHISH-in e 2012.

Në këtë kontekst Ambasadori i SHBA-së theksoi se axhenda e tij pas pushimeve do të nisë me kreun e ri të SHISH, Visho Lika, ndërsa ka ritheksuar dhe njëherë atë çfarë kishte konfirmuar nga një burim zyrtar nga Ambasada amerikane, se nuk ishte informuar për shkarkimin e Bahri Shaqirit nga posti i Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe emërimin në këtë detyrë të Visho Likajt.

Ajo çka është me rëndësi lidhet me të ecurin përpara. Sipas prespektivës së SHBA, ne kemi marrë garanci sikurse edhe sot nga kryeministri dhe persona të tjerë që bashkëpunimi i fortë institucional mes SHISH dhe SHBA do të vijojë dhe ne u jemi mirënohës për këtë. Kjo është e rëndësishme për marrëdhëniet tona bilaterale, gjithashtu edhe për rajonin. Merr një rëndësi të veçantë ecja përpara e SHISH. Ne kemi punuar shumë për ta zhvilluar këtë institucion për të qenë atje ku është sot, ka nënvizuar Arvizu.

Për sa i përket drejtorit të ri, të cilin nuk e kam takuar ende, por do ta takoj pasi të kthehem nga pushimet, mund të them se ai trashëgon një organizëm që është ndryshe nga SHIK-u i 1990-ës. Sot nuk kemi SHIK-un e viteve 90 por është SHISH-i i 2012-ës. Atëherë Shqipëria nuk ishte anëtare e NATO-s, ndërsa tani është anëtare e NATO-s dhe është me shumë rëndësi për drejtorin e ri të drejtojë SHISH-in sikurse e bëri zoti Shaqiri kur ai mori drejtimin. Të qënit e Shqipërisë anëtare e NATO-s merr një rëndësi kritike për SHISH, që  të zhvillojë aktivitetin në vijueshmëri me statusin që Shqipëria ka si një vënd anëtar i NATO-s, ka theksuar më tej ambasadori.

Arvizu vlërsoi ndërkoh Bahri Shaqirin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i detyrohen sinqerisht zotit Shaqiri për marrdhëniet e karakterizuara. Gjithashtu, sipas perspektivës së Shteteve të Bashkuara, ai ishte një partner i vendosur duke ndihmuar në ndërtimin e një bashkëpunimi të fortë mes shërbimit që ai drejtonte dhe tonit. Për këtë ne i jemi shumë mirënjohës. Për sa i përket zëvendësimit, ndryshimet janë të mira pasi një zyrtar i shtetit nuk duhet të qëndrojë në detyrë për një kohë të gjatë, ka thënë Arvizu.

Ndërkaq Arvizu ka folur dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, ku deklaroi se ka marrë garanci nga Kryeministri Sali Berisha se marrëdhëniet e forta të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›