Tana Kika emërohet zëvendësministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme disa ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar.
Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, Tana Kika është emëruar zëvendësministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndërsa, Blerta Rama, e cila mbante postin e zëvendësministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, është liruar nga detyra.
/gj.m/r.e/