Tani bëri dhe la histori në informacionin elektronik
Tani ishte mbi te gjitha nje njeri dhe njeri i jashtezakonshem qe jetoi, punoi me mendimin qe t’i jepte shoqerise ate qe ndoshta te tjeret nuk e bejne dhe te kene mundesine si e kishte ai. Ishte lindur, mendoj une, per shoqerine njerëzore dhe i dha asaj gjithçka kishte ne mendje dhe ne zemer.
E degjova dhe perjetova kete tragjedi larg, shume larg si emigrant dhe natyrisht dhimbjen e kam te dyfishte, per me teper se me ate informacion elektronik qe ai krijoi dhe ua dha shikuesve me aq bujari, jetoj jo vetem une ketej larg oqeanit. Keq me vjen per ata femije dhe bashkeshorten e tij qe paten fatin te ndahen ne ate menyre kaq te papritur dhe fatale me njeriun e tyre te zemres, BABAIN e tyre, shpirtin e “Top Medias” shqiptare. Ai beri dhe la histori ne te, histori qe jehona nuk do kete pafundesi. Kurajo familjes dhe veçanerisht vocrrakeve trashegimtare. Kurajo shokeve dhe miqve, gjithë atyre qe me aq dhimbje po i japin lamtumiren e fundit. Me dhimbje emigranti dhe nga gjithe emigrantet kontaktuar, ketu ne Toronto.