E Diel, 1 Nëntor 2026

Për turizmin nuk mund të jemi patriotë me gënjeshtra

 

E falenderoj znj. Demollari per shkrimin e qelluar mbi turizmin. Këto jane disa nga problemet tona qe jetojme jashte dhe kur vjen koha e pushimeve mendojme se ku do shkojme. Personalisht kam afer 10 vjet qe jetoj ne Zvicer dhe nuk kam qene me pushime ne Shqiperi. Nuk kam asnje ide se çfare ofron Shqiperia per pushime te qeta, sepse më kanë thënë se ka shumë probleme. Nuk ka furnizim me uje rregullisht, nuk ka energji elektrike dhe me kryesorja nuk ka rregull ne qarkullimin rrugor. Nuk besoj se me kundershton njeri per keto te verteta. Po te bej nje krahasim me Spanjen, pasi shkoj çdo vit atje, eshte shume me lire se ne Shqiperi për ngrenie dhe fjetje, ne nje kohe qe vetem te shkoj e te vij nga Shqiperia ne vere me kushton rreth 550 euro, pa llogaritur te tjerat. Ne Shqiperi shkoj zakonisht ne dimer per te kaluar vitin e ri prane familjes dhe e shoh se fjalet per turizem jane vetem fjale dhe asgje tjeter. Marr shkas nga ky shkrim te kujtoj pamjen naive te ministrit te Turizmit, i cili fliste per turizmin ne Shqiperi si nje adoleshent. Nuk mund te tregohemi patriote me genjeshtra, bile i sherbejme me mire vendit kur themi te verteten dhe i vleresojme drejt problemet e shumta qe ka turizmi si në çdo fushe te jetes ne Shqiperi. Nuk mund te ketë turizem kur nuk ka shtet ligjor, aq sa çdo njeri mund te ndertoje ku i do qejfi dhe ben ç’te doje, e po te shohesh ne Zvicer as rrush nuk mbjell dot ne kopsht pa marre lejen e posaçme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›